Armando Sadiku është praktikisht i Legias së Varshavës.
Sulmuesi i kombëtares sonë praktikisht ka mbyllur gjithçka, sepse nga Polonia vijnë lajme se sot paradite ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.
Kjo do të thotë se pasditen e sotme do të mbyllen detajet e fundit në kontratë, para firmës dhe prezantimit.
Sadiku e mbylli sezonin në mënyrë fenonenale, por pas kthimit te Zyrihu ka vendosur të ndryshojë klub dhe tani largohet përfundimisht nga Zvicra, aty ku u bë i famshëm.