Mes “halleve” dhe historisë, Kukësi debuton në Champions

Kampionët do të sfidojnë sot Sherifin e Tiraspolit në takimin e parë të turit të dytë të Champions League-s. Nga dëshira për të arritur grupet tek presioni i akuzave për trukim, një nisje e padëshiruar

Jurgen Zela

Arena ndërkombëtare është kthyer në një nga habitatet e preferuara të Kukësit. Që nga ngjitja në Superiore, verilindorët kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kupat e Europës, ku në tre nga katër sezone kanë kaluar së paku nga një tur. Fitimi i titullit kampion, i jep mundësinë verilindorëve që të bëjnë debutimin e tyre në kompeticionin më madhor kontinental për klube, Champions League. Koeficienti i vendit tonë mundëson që kampionia ta nisë rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues. Në shortin e hedhur pak javë më parë fati vendosi që blutë e veriut të përballen me homologët e tyre moldavë. “E keqja më e vogël” u konsiderua nga trajneri Gjoka, pasi u njoh me shortin, pasi kundërshtarët e tjerë të mundshëm ishin akoma dhe më të frikshëm. Një emër i madh i futbollit moldav, që ka dominuar totalisht futbollin vendas në dy dekadat e fundit, duke u shpallur 18 herë kampion në 20 vite. Në orën 19:00, Kukësi do të kërkojë lavdinë e shumëdëshiruar që të rrëmbejë një rezultat pozitiv, për të synuar kualifikimi një javë më pas në kryeqytet. Synimi i presidentit Gjici, i cili për t’u veçuar nuk kënaqet asnjëherë kollaj, mbeten grupet e Europa League. Formati i Champions-it është favorizues, por shkalla e vështirësisë është shumë e madhe pasi niveli i kundërshtarëve është ndjeshëm më superior se i skuadrave shqiptare. E vështirë, por jo e pamundur, në Kukës ëndërrojnë që aventura europiane të zgjasë dhe pas gushtit.

PROBLEMET

Nuk mund të konsiderohet një nisje “ëndrrash” rrugëtimi në Champions League. Mes shumë peripecish, më në fund duket se ka ardhur momenti që në Kukës të mendohet vetëm për futboll, ose së paku kështu duhet. Nga gjyqi me qendërmbrojtësin Alla, tek padia ndaj “Federbet” dhe deri tek ndalimi i disa lojtarëve nga policia, një rrugë e vështirë që tifozët do të kishin uruar që së pak unë këtë moment të mos vinin. Largimi i Albi Allës krijoi një boshllëk të madhe në mbrojtje, por ajo që bëri më shumë bujë ishte ndarja me pretendime të kundërta dhe që tashmë është e destinuar të zgjidhen në FIFA. Me nisjen e përgatitjeve në tokën austriake Kukësi luajti dhe katër takime miqësore, por në tre prej tyre u akuzua për trukim nga “Federbet”. Kampionët i kundërshtuan me forcë këto akuza, duke deklaruar se po përgatiste padinë për shpifje dhe prishje të imazhit. Nisja për transfertën moldave do i rezervonte një tjetër të papritur, ku forcat e rendit do të ndalonin disa futbollistët trajnerin dhe menaxherin e skuadrës, për t’i marrë në pyetje dhe konfiskuar telefonat e tyre, me dyshimet që në ndeshjen e humbur 6-0 me Dinamon e Moskës kanë paracaktuar rezultatin. Pas disa orësh nën komandën e forcave të policisë, gjithçka është kthyer në normalitet, për të vijuar mëngjesin e nesërm udhën drejt Moldavisë. Probleme të njëpasnjëshme, që ndikojnë jo pak te lojtarët, me ngjarjen e fundit që i ka prekur drejtpërdrejtë. Stafi teknik ka pasur jo pak punë në aspektin psikologjik, për të përgatitur te gjithë lojtarët për të qenë të gatshëm për një nga ndeshjet sa historike dhe të rëndësishme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online