Sadiku “gjunjëzon” Beshiktashin, çfarë “perle” nga mesfushori

Loret Sadiku ka zhbllokuar takimin midis Kashimpashës dhe Beshiktashit. Mesfushori shkatërrues goditi fluturimthi topin nga rreth 20 metra dhe mposhti “gardianin” gjerman Loris Karius, i cili nuk mundi ta ndalonte në kohë trajektoren topit.

Ky ishte goli i parë i Sadikut me skuadrën e Kasimpashës. Skuadra e mesfushorit të rritur në Suedi po i befason të gjithë me sezonin e shkëlqyer që po zhvillon, teksa për momentin mbajnë vendin e dytë, gjashtë pikë larg kryesuesve të Bashakshehirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online