Runi thumbon Murinjon: Diçka duhet të ndryshonte, ja çfarë më thanë lojtarët

Shkarkimi i Zhoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid dha frytet e para. Ole Gunar Solskjaer ka marrë detyrën e trajnerit deri në fund të sezonit dhe norvegjezi debutoi me një fitore fantastike kundër Kardifit në transfertë. 1-5 për “Djajtë e Kuq” dhe tashmë të gjithë janë më të lumtur.

Uejn Runi ka folur për “BT Sport”, duke thumbuar trajnerin portugez. Raportet e Murinjos me një pjesë të lojtarëve ishin në pikën zero dhe kjo është diçka shumë e keqe për një ekip futbollit. Sulmuesi i famshëm, i cili mbylli sezonin në SHBA me DC United, mendon se klubi mori vendimin e saktë dhe është kurioz të shohë Solskjaerin dhe reagimin e ekipit në vijim.

SHKARKIMI – “Po, diçka duhet të ndryshonte dhe mendoj se është marrë vendimi i duhur. Klubi i ka dhënë detyrën e trajnerit Solskjaerit deri në fund të sezonit dhe do të shohim se si do të shkojë, ndërsa drejtuesit po kërkojnë një trajner të ri. Mbi të gjitha, do të tentojnë të gjejnë trajnerin e duhur kësaj radhe… ”

PROBLEMET – “Natyrisht, dëgjoj shpesh shumë persona nga Junajtid dhe sigurisht që kam folur shumë me ta gjatë kësaj jave. Duhet të shkojë gjithçka mirë që një klub të ketë sukses. Stafi teknik duhet të jetë i lumtur në fushat e stërvitjes, po ashtu duhet të ndihen dhe lojtarët. Kjo është tepër e rëndësishme, por mendoj se raporti midis stafit teknik dhe lojtarëve nuk ka qenë i mirë.

SOLSKJAER – “Mendoj se ai është zgjedhja e duhur për Junajtid, duke parë që i jep kohë klubit të zgjedhë trajnerin e ri për në verë. Në të njëjtën kohë është interesante të shohim se si Ole (Solskjaer) do ta vendosë skuadrën në fushë dhe si do i përgjigjen lojtarët, të cilët reaguan me një fitore të bukur me Kardifin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *