VIDEO | Valencia bën detyrën, një italian vendos sfidën

Valencia arriti një fitore në “ekstremis” kundër Huekës së vendit të fundit, duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 javësh. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa italiani Piçini ishte heroi i ekipit me golin e shënuar në fund.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 25-të me anë të kapitenit Pareho. Mesfushori mori një pasim nga Çerishev dha nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të shënonte. Hueska nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte ndeshjen në minutën e 72-të. Miqtë fituan një penallti të dyshimtë, që u shndërrua në gol nga Çuço, sulmuesi kolumbian i ekipit.

U duk se ndeshja po mbyllej në barazim, por mbrojtësi Kristiano Piçini shënoi një gol të bukur në sekondat e fundit, duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të Marselinos. Ky fitore e ngjit Valencian në vendin e tetë me 22 pikë, ndërsa Hueska mbetet e fundit me 8 pikë të grumbulluara.

Valencia-Hueska 2-1
(Pareho 25’, Piçini 90+4′ / Çuço (pen) 72’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online