Runi çon peshë tifozët e Juves: Ronaldo sjell Championsin në Itali

0

Runi dhe Ronaldo ishin një dyshe e frikshme për çdo kundërshtar, kur ishin pjesë e Mançester Junajtid. Rrugët e tyre u ndanë, ndërsa sot, anglezi luan në kampionatin amerikan të futbollit dhe Ronaldo është transferuar te Juventusi në Itali. Në një prononcim për “CNN”, Runi flet për ish-shokun e tij të skuadrës dhe është i bindur që me të në ekip, bardhezinjtë do të fitojnë Championsin e shumë dëshiruar.

“Kristiano do të bëjë çfarë ka bërë në 10 vitet e fundit. Ai do të shënojë shumë gola dhe besoj se Juventus do të fitojë Championsin, vetëm për faktin që bleu portugezin. Ai është një djalë i shkëlqyer, i cili punon shumë dhe e dashuron familjen e tij, të cilët i mban gjithmonë pranë.

Ronaldo meriton gjithçka ka arritur, sepse gjithmonë është impenjuar në objektivin për t’u bërë më i miri”, shprehet golashënuesi më i mirë në histori i kombëtares angleze. Dhe kur dikush si Runi beson se bardhezinjtë do arrijnë të ngrenë kupën me veshë të mëdhenj me Ronaldon, tifozëve juventinë shpresojnë që ai të ketë të drejtë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.