Lajm i mirë, kompleks i ri për Luftëtarin

Luftëtari po bëhet gati për Laçin, ndërkohë që ekipi është stërvitur në fushë me bar natyral, jo sikurse ndodh zakonisht. Përmes faqes zyrtare, bluzinjtë njoftojnë për një investim të ri në bashkëpunim me FSHF-në dhe Bashkinë e Dropullit.

“Ekipi ka filluar stërvitjet në kompleksin Sportiv në Dervician. Një investim për skuadrën, nga klubi në bashkëpunim me Federatën dhe Bashkine e Dropullit, që të stërvitemi ambiente me bar natyral. Po punohet tani për krijimin e ambienteve të tjera në Qendër, si dhoma zhveshje, palestër, zyra etj”, njofton klubi gjirokastrit.

Trajneri Millosh Kostiç po mendon për formacionin ndeshjes me Laçin, që luhet ditën e shtunë prej orës 16:45 në fushën e kurbinasve. Nisja e kampionatit ishte jo e mirë, pasi Luftëtari u mund në shtëpi nga Kastrioti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online