Lika qetëson Ze Marian, por halli është tjetër

0

Tirana duhet të bëjë autokritikë ndaj Teutës. Bardheblutë janë të dënuar për të fituar kundër durrsakëve, por kjo nuk do të jetë e lehtë, duke parë edhe atë që tregoi në fushën e blertë skuadra e Bledi Shkëmbit kundër Flamurtarit.

Për trajnerin Ze Maria rikthehet portieri Ilion Lika. “Gardiani”, i cili pati probleme me shpinën para ndeshjes me Kamzën, është i gatshëm dhe ditët e fundit është përgatitur normalisht me skuadrën. Katërkëndëshi është siguruar.

Gjithsesi problemi me sulmin nuk është zgjidhur. Sentamu nuk mund të bëjë dot “9”-shin dhe deri në momentin kur Ngo të kthehet, pritet që Tiranë të vuajë disi. Gjatë kësaj vere janë afruar vetëm sulmues anësor, edhe pse braziliani kërkoi një lojtar për të udhëhequr skuadrën përpara.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.