Shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, është shumë i kënaqur me “bastin” e klubit, Joshua Kimish, i cili shihet si pasuesi i ish-kapitenit Filip Lahm.
Bajerni sivjet ka preferuar të mos blejë mbrojtës të djathtë, duke menduar që Kimish mund të luajë në këtë pozicion, edhe pse është mesfushor (roli natyral).
“Kur shoh arritjet e tij, kam një shpresë se ai po shkon në drejtimin e duhur. Mendoj se Joshua në moshën aktuale është në të njëjtin nivel me Filipin në kohën e tij”, – ka thënë Rumenige.
Për sa i përket imazhit dhe marketingut, Rumenige është shprehur se Bajerni është po aq mirë sa Barcelona dhe Mançester Junajtid, por vendi i parë i takon Real Madridit. “Për momentin, nuk ka një opinion të dytë që Real Madrid është mbi të gjithë”.