Rrumbullaku: Periudhë e vështirë për mua, kujdes Kastriotin!

0

Simo Rrumbullaku është gati për Kukësin. Pas dëmtimit që pësoi kundër Flamurtarit ai mungoi për verilindorët në disa ndeshje. Ndaj Kastriotit do të jetë në fushë nga minuta e parë.

“Pësova një dëmtim në ndeshjen e dytë ndaj Flamurtarit. Fillimisht u mendua se ishte një dëmtim i lehtë, por nuk rezultoi aspak i tillë. Faza e rikuperimit u planifikua të ishte dy javë, por mbeta 40 ditë larg fushave. Kam punuar shumë dhe them se jam gati. Trajneri e di nëse do të luaj apo jo. Kam punuar shumë, por them se jam gati”, deklaron gjirokastriti për “RTSH Sport”.

Mbrojtësi nuk e fsheh se ka kaluar një situatë jo të lehtë: “Ishte një periudhë e vështirë në të gjitha aspektet. Nga ana psikologjike nuk është mirë të jesh larg fushave, pasi kjo është puna jonë kryesore. Tani jam gati dhe do jap më të mirën time.”

“Është pak e vështirë kur nuk je në fushën e blertë. Humbëm dy ndeshje ndaj rivalëve dhe kjo gjë na ka përzitur pak, por them se kjo ndërprerje e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve na bëri mirë, për të fituar atë besimin që kishim humbur në këto dy takime”.

Rrumbullaku e ka të qartë se as Kastrioti nuk duhet nënvlerësuar: “Sa kemi parë në futboll nuk ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë bëjnë maksimumin e tyre dhe këto janë ndeshjet më të vështira, pasi janë skuadra që nuk kanë çfarë të humbasin dhe luajnë pa presion. Presioni për pikët është në anën tonë. Mendoj dhe shpresoj që do bëjmë një ndeshje të mirë që në fillim. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.