Rrumbullaku mbledh forcat, rikthehet në dhjetor

I pafat Simo Rrumbullaku. Mbrojtësi i majtë i Kukësit u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin dhe tanimë do i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për gjashtë javë mëson “SportEkspres.com”. Gjirokastriti ka pësuar një tërheqje dhe tanimë ka nisur terapinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ai njofton se do mungojë për ca kohë, ndërkohë që i falënderon të gjithë për mbështetjen. “Ndonjëherë gjërat nuk na vijnë ashtu siç ne i dëshirojmë apo i presim. Rëndësi ka të mundemi të menaxhojmë një situatë që na është shfaqur. Një dëmtim tjetër në kohë të fundit do më lërë jashtë fushave disa kohë akoma, por shpresoj të rikthehem sa më shpejt dhe akoma më i fortë. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen”, shkruan mbrojtësi i majtë.

Në këtë mënyrë Rrumbullaku nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Cungu të paktën në gjashtë ndeshjet e radhës. Ai mund të kthehet për takimin me Skënderbeun me 9 dhjetor, por edhe atëherë mund të kursehet.

https://www.instagram.com/p/BpUwNrIgk5p/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online