Rrumbullaku i pafat, do të jetë sërish ai mungesa e madhe e Kukësit

Simo Rrumbullaku është një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Cungu, i cili i ka besuar dhe shiritin e kapitenin në mungesë të Shametit. Mbrojtësi i majtë ka kualitet dhe cilësi, ndaj mungesa e tij është ndier në shumë raste.

Ky sezon ka qenë i pafat për Rrumbullakun, i cili është dëmtuar dy herë radhazi. Por asgjë nuk mbaroi këtu, pasi numri 20 i verilindorëve është dëmtuar sërish. Në takimin kundër Luftëtarit, mbrojtësi doli i dëmtuar nga fusha e lojës.

Ditën e diel, 27-vjeçari ka udhëtuar drejt Janinës, aty ku ka kryer rezonancën dhe ka mësuar shkallën e dëmtimit. Siç konfirmon vetë mbrojtësi për “Sport Ekspres”, do të qëndrojë pushim për dy javë, por në rast se stërvitja individuale shkon mirë, mund të rikthehet më shpejt në fushat e lojës. Gjithashtu, mbrojtësi u shpreh optimist dhe për titullin kampion, ku tha se dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushë për të ndihmuar Kukësin që të arrijë dhe të parakalojë Partizanin në renditje.

Rrumbullaku me shiritin e kapitenit te Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online