Rrugëtimi i suksesshëm në Kupat e Europës, ja sa përfitoi Feronikeli

IPKO Superliga e Kosovës, edhe pse vetëm me dy skuadra përfaqësuese në Europë, Feronikelin dhe Prishtinën, ka përfituar 1.25 milionë euro,  raporton  “infOSport.mk”. Skuadra e Feronikelit fillimisht kaloi ndeshjet paraeliminatore të Champions League, ka përfituar në total 1,03 milionë euro, ndërsa Prishtina 220 mijë euro, skuadër që u eliminua në raundin paraeliminator nga St. Xhozef.

Feronikeli zhvilloi plotë gjashtë takime. Fillimisht, në ndeshjet paraeliminatore të Champions League, mundi Linkoln Red Imps, 1-0. Më pas, të besuarit e Ramadanit mundën edhe ekipin e Santa Koloma me rezultatin 2-1.

Pas raundit paraeliminator, Feronikeli zbritii në fushë kundër skuadrës uellsiane të Nju Seints, ndaj së cilës fillimisht barazoi 2-2 në transfertë dhe më pas u mundën në Prishtinë 0-1, ndërsa në turin e dytë eliminator të Europa League, u dorëzuan përballë Slovan Bratislavës.

Dy fitore, një barazim dhe tre humbje, Feronikelit i sollën 1 milionë e 30 mijë euro. Feronikeli, me 1.03 milionë euro të përfituara, lë pas Shkëndijën e Tetovës, që këtë vit përfitoi vetëm 800 mijë euro, aq sa përfitoi dhe Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online