Rrugëtimi drejt “Euro 2020” dhe etiketimi “diktator”, Panuçi i prek të gjitha

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në “RTV KLAN”. Në intervistë, tekniku italian foli për grupin në të cilin ndodhet Shqipëria për kualifikueset e “Euro 2020” dhe për ecurinë e dobët të kombëtares gjatë vitit 2018, të cilën ai e justifikoi me mungesat e shumta.

GRUPI I EURO 2020 – “Franca është skuadra favorite në grupin tonë. Ne na duhet të bëjmë diçka të veçantë për të mundur Islandën dhe Turqinë. Ndeshjet do të jenë shumë të vështira, por rëndësi ka që të rikuperojmë të gjithë grupin e lojtarëve dhe më pas na mbetet të luftojmë”.

GJENDJA E KOMBËTARES  – Situata është shumë e keqe. Kemi humbur shumë lojtarë. Viti 2018 ka qenë një seri miqësoresh dhe më pas disa ndeshje të “Nations League”. Po mundohemi të ndërtojmë një grup që të jetë i aftë për të mundur Turqinë dhe Islandën.

FUNDI I KARRIERËS SI LOJTAR – “Vitin e fundit të karrierës  sime e kam kaluar te skuadra e Parmës. Mbaj mend që nuk zgjohesha me të njëjtin entuziasëm e dëshirë. Kur ndodhi kjo e kuptova që duhet ta lija sportin”.

SKUADRA E ZEMRËS – “Kur isha fëmijë isha një tifoz i Interit, kjo për shkak se miqtë e mi më të rritur ishin me atë skuadër. Më pas kur fillova të isha pjesë e futbollit profesionist çdo ndryshoi”.

RAPORTI ME DUKËN – “Për mua ka qenë një vit shumë i vështirë. Ai më ka mbështetur dhe mes nesh ka pasur gjithmonë sinqeritet. Ai e ka kuptuar se nëse do të kishim të gjithë grupin do ishim konkurrues, nga mungesat kemi vuajtur shumë. Punoj çdo ditë për të shpërblyer besimin e tij.

MENTALITETI SHQIPTAR – “Duka ma ka bërë të qartë si funksionon futbolli këtu. Unë nuk doja ta ndryshoja këtë mentalitet. Në çdo fushë të jetës gjërat mund t’i bësh ose mirë ose keq. Nuk ka një rrugë të ndërmjetme. Ai dhe djemtë më kanë ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Po mundohen të risjell profesionalitetin, sepse vetëm me profesionalizëm mund të arrish rezultate të mëdha”.

PRESIONI I MEDIAVE – “Jam mësuar me presionin, por kur skuadra nuk ka rezultate unë vuaj. Për median kam pasur gjithmonë respekt”.

DIKTATORI ? – “Më kanë thënë shpesh se jam diktator për shkak të rregullave që unë vendos. Në çdo familje ka rregulla. Kemi shumë përgjegjësi, duhet të bëjmë maksimumin për t’i dhënë kënaqësi popullit shqiptar”, tha Panuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online