Rroga vonohet 10 ditë, lojtarët e ekipit anglez bojkotojnë stërvitjen

Probleme pagesash nuk ka vetëm në klubet shqiptare, apo ato afër nesh. Rasti që po shqetëson futbollin anglez është ai i skuadrës së Boltonit, që militon në “Championship”.

Situata me pagesat është e rënduar prej muajsh, por vonesat ishin të papërfillshme me dy ose tri ditë jashtë afatit. Situata ndryshoi në muajin shkurt kur pagesat erdhën 10 ditë me vonesë, ndërsa kjo gjë është përsëritur dhe në pagat e marsit.

Lojtarët kanë ndërmarrë një vendim drastik, duke bojkotuar stërvitjen ditës së sotme. Mediet angleze bëjnë të ditur se bojkoti do të vazhdojë dhe të nesërmen. Vendimi ka ardhur si pasojë e shkeljes së premtimit nga ana e drejtuesve të cilët një muaj më parë u garantuan lojtarëve se nuk do të kishte më vonesa në pagesa.

Klubi nga veriu i Anglisë është në mes të një procedure shitjeje dhe momentalisht i detyrohet shtetit anglez rreth 1 milionë e gjysmë paundë në taksa ta papaguara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *