Eduart Rroca do të luajë me Kukësin në vazhdim, diçka që tashmë është bërë e ditur prej ditësh, por mesfushori sot ka qenë në fushë ndaj Partizanit, për të dhënë kontributin e tij në takimin e fundit me bluzinjtë.
Pas ndeshjes, Rroca ka zyrtarizuar largimin nga Luftëtarit përmes një postimi në “Instagram”, ku ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë bashkudhëtar me të deri më tani.
Pas 3 vitesh e gjysmë nuk di nga t’ia nis. Ndihem krenar dhe i lumtur që për gjatë kësaj kohe kam qen pjesë e familjes së madhe bluzi, ku kemi kaluar momente gëzimi dhe trishtimi dhe gjithmonë kemi qenë në krah të njeri-tjetrit. Dua t’i falënderoj të gjithë që nga presidenti të gjithë trajnerët që kemi kaluar këto vite dhe të gjithë tifozët gjirokastrit dhe në veçanti ‘Shqiponjat Bluzi’ që kanë qenë përkrahje për në ne çdo moment. Do jeni gjithmonë pjesë e imja dhe nuk ju harroj kurrë”.