Piatek nuk fal asgjë: Më ktheni autorësinë e golin

Sulmuesi polak Kristof Piaket ishte protagonisti i fitores së Xhenoas ndaj Atalantës. Futbollisti 23-vjeçar u fut në dhomat e zhveshjes me idenë se kishte shënuar një dopietë, por më pas mori vesh se në protokollin zyrtar të ndeshjes, ai figuronte vetëm si shënues i vetëm një goli.

Me anë të një postimi në Instagram, Piatek i ka bërë një kërkesë drejtuesve të Ligës, që t’ia faturojnë atij golin dhe jo si autogol të qendërmbrojtësit të Atalantës, Rafaele Toloi.

“Jam shumë i lumtur për fitoren kundër Atalantës. Por, mu prish pak gëzimi, kur mora vesh në fund të takimit se në golin e parë nuk mua dha autorësia. Besoj se goli duhet të quhet mua dhe shpresoj që Liga e Serie A të ma rikthejë. Forca Xhenoa”.

Episodi i golit

Piatek është kryesuesi i listës së golashënuesve në Serie A me 13 gola, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Kristiano Ronaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online