Rroca alarmon Luftëtarin, muaj të të tërë jashtë

Luftëtari duket se do të ketë probleme, pasi për një kohë të gjatë nuk do të ketë shërbimet e mesfushorit Eduart Rroca. Pas hedhjes së shortit ishte zëdhënësi për shtyp Rigels Malile që deklaroi për mediat se lojtari në fjalë nuk do të luante ndaj Kastriotit për të mos u rrezikuar.

Edhe ndaj kurbinasve pritet që Rroca të mos luajë, madje mungesa e tij pritet të jetë e gjatë. Burime pranë klubit gjirokastrit bëjnë me dije për “SportEkspres.com” se fantazisti mund të mungojë rreth tre muaj.

Mungesa e tij për një kohë kaq të gjatë sigurisht që prish planet e stafit teknik. Gjithashtu edhe llogaritë e drejtuesve nuk dalin tani, pasi sfumuan edhe mundësinë për të nënshkruar me Erjon Vucajn, të cilin e patën marrë në huazim gjatë ndeshjeve të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online