Nga Superiorja, në kombëtare? Vetëm një lojtar

0

Shqipëria luan më 7 dhe 10 shtator kundër Izraelit dhe Skocisë, ndërkohë që trajneri Kristian Panucci duhet të përzgjedhë lojtarët që do të ketë në dispozicion për këto dy takime të Nations League. Por sa lojtarë nga Superiore do të përfshihen në listë?

Shanset janë që vetëm një. Sindrit Guri, Enis Gavazaj, Sabien Lilaj dhe Kristal Abazaj janë transferuar jashtë vendit. Ata fituan përmes paraqitjeve në Superiore një ftesë në kombëtare dhe me shumë mundësi dy prej tyre do të ftohen sërish, por ata tanimë nuk luajnë më në elitën e futbollit shqiptar.

I vetmi që me shumë mundësi do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet me Skocinë dhe Izraelin është portieri Alban Hoxha. Në qershor u ftua edhe Gentian Selmani i Laçit, pasi Strakosha la grumbullimin për shkak dëmtimi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.