Dario Skuderi ishte një lojtar i panjohur deri dy vite më parë, kur në shtatorin e 2016-ës pësoi një dëmtim horror gjatë një ndeshje me ekipin U18 të Dortmundit. Shkalla e rëndë e dëmtimit solli reagime nga e gjithë bota, madje një mesazh personal për të erdhi dhe nga ylli brazilian Nejmar.
Dje, thuajse dy vjet nga ngjarja fatkeqe, 20-vjeçari i është rikthyer fushës së blertë, duke u aktivizuar me ekipin B të Dortmundit. Diçka kjo që ka befasuar doktorët, të cilët fill pas dëmtimit i thanë se gjuri i tij ishte tërësisht i shkatërruar dhe prerja e gjymtyrës ishte një ndër opsionet në tavolinë.
?? War heute erstmals wieder am Ball: Dario #Scuderi. ?? (Foto: Bielefeld) pic.twitter.com/2zVmzkONGb
— Ruhr Nachrichten BVB (@RNBVB) August 12, 2018