Gjici: U goditëm psikologjikisht, Cungun e keni përkthyer gabim

Safet Gjici, presidenti i Kukësi, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjet e kthimit me Torpedo Kuitasi. Ai ka folur për merkaton, deklaratën e Cungut, lëvizjet që do bëhen, por edhe për objektivat dhe synimin për të bërë turte në Europa League.

Merkato – “Ju e dini që Kukësi i ka nisur blerjet që gjashtë muaj përpara.  Deklarata e Cungut nuk është ashtu siç e keni përkthyer ju, besoj se edhe ai e ka sqaruar vetë. Padiskutim që ai nuk mban përgjegjësi për merkaton, pasi ka qenë Pakult ai që i ka marrë të gjithë këta lojtar, së bashku me drejtorin Nexhipi. Ndoshta duhet koha e duhur për t’i parë. Pres shumë nga disa lojtarë, që kanë CV të mirë dhe ndoshta nuk kanë dhënë atë që prisnim, sidomos në Champions. Me afrimin e Cuculit dhe lojtarin e Juventusit, besoj se do ketë një impuls të ri në skuadër. Do ketë surpriza të tjera, goditje të mira në sulm dhe mesfushë. Trajneri Cungu natyrisht ka kërkesat e veta, ia kemi kërkuar ata dhe do ia plotësojmë. Tani për tani jemi të fokusuar te ndeshja në Europa League. Jam i bindur që me këtë ekip që kemi, ky ekip mund të kalohet, pavarësisht rezultatit të vështirë. Pamë shumë raste të humbura në Gjeorgji, madje nga lojtarë që ishin torturuar psikologjikisht prej vizave. Rexhinaldo ka pasur 4 raste të pastra. Nuk i vë vaj, ka qenë i lodhur, i stresuar. Ka qëndruar në aeroporte me orë të zgjatura. Qëllimisht morëm një goditje nga gjeorgjianët për të na privuar. Dy lojtarë të tjerë nuk kaluan dot. Ndaj edhe Cungu vendosi Hoxhën në krah të djathtë. Aty u pësuan tre gola. Nuk është pozicioni i tij. Pakult e ka sjellë për lojtar të mirë, por edhe ai bëri dy gola. Ekipi prodhoi lojë, por bëmë gabime prapa. Nuk është mbyllur asgjë, e vështirë, por kam bindje se ne me mobilizimin e djemve e kalojmë turin”.

PËRGJIGJA E UEFA – “Kemi ndjekur të gjitha praktikat e nevojshme që duhen në raste të tilla. Nuk kishim asnjë përgjigje, as pozitive. Kemi kontaktuar Ministrinë e Jashtme, me Ambasadën Gjeorgjiane në Turqi. Na thoshin që do ua japim sot, do ua japim nesër vizat. Na mbanin me gënjeshtra dhe u duk se ishte e qëllimshme. FSHF na ndihmoi të kalonim Malokun dhe Rexhinaldon. Dy të tjerët jo, pasi nuk kapën kohën e duhur për të marrë vizat. Kemi bërë gjithë kërkesat tona. Kemi kërkuar që të ndëshkohet ekipi kundërshtar, pasi ishin gjithë ato pengesa. Ata u munduan të hiqnin një pjesë të mirë të Kukësit dhe ta fitonin lehtë ndeshjen. Ishte një goditje psikologjike, pavarësisht se nuk duhet të justifikojmë gabimet në mbrojtje. Pjesën e dytë prodhuam lojë, shikoni statistikat. Ata kishin pesë raste dh ei shfrytëzuan, ne kishim në”.

HAKMARRJE – “Ne nuk kemi penguar asnjëherë asnjë ekip, pavarësisht rezultatit. Kemi qenë ‘fair-play’. Ata luanin për herë të parë. Nuk merremi me çështje të tilla, janë institucione të tjera që merren me atë punë. Ne si shqiptarë nuk e kemi këtë që të hakmerremi. Në drekë zyrtare atje nuk u ula, as këtu nuk do jem. Ne shkojmë si ekip i Kukësit, por përfaqësojmë Shqipërinë. Do kishim pasur dëshirë mos të ndodhnin ato gjëra, mediat kanë shkruar shumë, lojtarët lexojnë dhe marrin goditje psikologjike. Loja ishte për tjetër rezultat. Goditja psikologjike, vonesat e bëra, ndikuan. Nuk jemi si ata, që të pengojmë vizat, siç kanë kapur ata ministrinë e jashtme. Kemi pasur rastin me Valetën, ata kishin një lojtar me probleme dokumentacioni dhe ne ndihmuam që të zgjidhej çështja”.

PËRMBYSJA – “Besoj shumë, pasi ky ekip me Sherif Tiraspolin ka humbur 3-0 në Moldavi. Me lojën që pashë, ata nuk kanë mbrojtje të mirë, ndaj po të jemi të vëmendshëm, mund t’ia dalim. Nuk është e pamundur. Ky grup me kapacitetin që kanë kam bindjen se do e kthejnë rezultatin”.

OBJEKTIVI – “Jemi gjithmonë për titull. Do përforcohemi edhe më shumë. Jemi pretendentët kryesorë. Të gjitha ekipet janë përforcuar, por duhet parë në fushën e blertë gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online