Llapi merkato në Shqipëri, merr “ish”-in e Partizanit

0

Tjetër lëvizje drejt Kosovës. Tanimë një portier. Bëhet fjalë për Eglant Haxhon, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën e Llapit, pasi ka gjetur marrëveshjen dhe ka nënshkruar kontratën që i lidh palët. Pas firmës ai ka pozuar me ish-trajnerin Tahir Batatina dhe menaxherin Urim Sejdiu.

Për portierin është eksperienca e dytë jashtë vendit, pasi më parë ka luajtur edhe për Renovën në Maqedoni. Sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Partizanit, por u angazhua me ekipin e dytë të kuqve. Në Superiore 29-vjeçari ka luajtur me disa ekipe.

Fillimisht ka qenë pjesë e Apolonisë, për të kaluar te Kamza, Tomori, Bylisi dhe Kukësi. Me fierakët është aktivizuar më së shumti, ndërkohë që pati edhe një eksperiencë me Butrintin në Kategorinë e Parë. Për herë të fundit në elitën e futbollit shqiptar ka luajt me Tërbunin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.