Atletiko e Madridit ëndërron dështimin e madh të Interit

“E ndjek La Ligan spanjolle prej moshës së vogël, është mjaft e ngjashme me futbollin brazilian. Do të më pëlqente që një ditë të luaja atje. Nëse do të më jepej mundësia, do të isha shumë i lumtur”. Vetëm pak ditë më parë, Gabriel Barboza, i cili te Santosi është kthyer në Gabigolin që të gjithë e njihnin, zbuloi ëndrrën e së ardhmes.

Tashmë, dëshira për të luajtur në kampionatin spanjoll, mund të kthehet në realitet gjatë muajve të ardhshëm. Sipas medias braziliane, “Globoesporte”, Atletiko e Madridit është vënë në ndjekje të sulmuesit, i cili mbetet në pronësi të Interit. Për shkak të vështirësive ekonomike, Santosi do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë 22-vjeçarin dhe “kolçoneros” po monitorojnë me kujdes situatën.

Skuadra e Diego Simeones është e gatshme të përfitojë për ta rrëmbyer Gabigol, me shpresën se operacioni mund të realizohet prej merkatos së janarit. Sipas mediave spanjolle, te Atletiko kërkojnë që në afatin e transferimeve të dimrit të blejnë njërin ndërmjet sulmuesit brazilian ose 20-vjeçarit Ritsu Doan, fantazistit japonez të Groningenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online