Rrëfimi ndryshe i Shkriniar, sllovaku i Interit zbulon “të pathënat”

Inter pret Torinon sonte në mbrëmje dhe zikaltrit nuk kanë alternativa përveç fitores. Ekipi i Spaletit e nisi keq duke u mposhtur në sfidën me Sasuolon, por kampionati sapo ka nisur dhe një fitore me ekipin granata do të rriste entuziazmin në kampin interist.

Tifozët kanë treguar dashurinë e tyre dhe stadiumi do të jetë plot. Tashmë iu mbetet lojtarëve të tregojnë të njëjtën gjë në fushë dhe të arrijnë fitoren e parë për këtë sezon. Milan Skriniar ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar dhe mbrojtësi sllovak flet për eksperiencën e tij me klubin nga Milano.

“San Siro të lë pa frymë, seriozisht. Kur erdha këtu për herë të parë si kundërshtar nuk i rezistova dot bërjes së disa fotove dhe kisha ndjesinë e të qenurit në një stadium fantastik. Inter përfaqëson shumë për mua. Kur isha i vogël, dëshiroja të luaja me një klub të madh dhe këto ngjyra ma kanë plotësuar dëshirën. Jam në një skuadër ‘top’ dhe fakti që u rikthyem në Champions, është diçka shumë e bukur.”

Mbrojtësi 23-vjeçar iu rikthehet fillimeve të tij dhe zbulon një detaj të veçantë. “U largova nga shtëpia në moshën 12-vjeçare dhe në fillim luaja si sulmues. Idhulli im ishte Ronaldo fenomeni. Ndeshja e parë që kam parë në jetën time ishte: Sllovaki-Çeki. Shkova në stadium me prindërit. Nuk e harroj kurrë atmosferën e asaj ndeshje dhe ishte diçka e pabesueshme të shihja nga aq afër lojtarë të mëdhenj. Duhet të kem qenë 5-6 vjeç dhe ai ka qenë një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër”, përfundon mbrojtësi i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online