Të premten, sulmuesi 35-vjeçar, Fernando Torres, deklaroi se ky ishte sezoni i tij i fundit si futbollist. Tërheqja e yllit spanjoll nga futbolli bëri që e gjithë bota të flasë për të dhe fjalët më të mira nuk munguan.
Sot, bomberi foli vetë, në një intervistë të gjatë dhe të mbushur me kujtime të bukura. Torres u pyet dhe se kush ishte futbollisti më i mirë me të cilin kishte luajtur ndonjëherë, me ish-sulmuesin e Atletikos, Çelsit, Liverpulit dhe Milanit që u shpreh:
“Unë gjithmonë e kam thënë, lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndonjëherë është Stiven Xherrard. Ai ishte lojtari i cili plotësoi lojën time. Niveli im u ngrit në një dimension tjetër kur u transferova te Liverpulit, pasi mbrapa kisha Xherrard. Kaluam 3 vite e gjysmë të shkëlqyera në krah të njëri-tjetrit dhe do jepja gjithçka që të rikthehesha edhe njëherë në ato kohë, sikur dhe vetëm për një minutë”, tha spanjolli.