Loris Karius ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në një intervistë për gabimet që ai bëri në finalen e Champions-it, ku Reali i Madridit fitoi me rezultatin 3-1 dhe dy prej golave erdhën pas gabimeve të gardianit gjerman.
“Akoma nuk mund të shpjegoj gabimet e në finalen e Champions-it. Gjithsesi ajo mbetet pjesë e së shkuarës. Tani duhet të përpiqem të rikthehem më i fortë, siç bëri Oliver Kahn, që edhe pse gaboi në Botërorin e vitit 2002 arriti ta hidhte pas atë periudhë të keqe”, tha gjermani
Ndërkohë duhet theksuar se pak minuta përpara gafës së parë, që solli golin e Karim Benzema, Karius pësoi një goditje me bërryl, që mendohet se mund ta ketë trullosur 25-vjeçarin dhe si pasojë erdhën dhe veprimet që sollën dy gola për Realin, Karius komenton dhe këtë pjesë duke thënë: Nuk e di nëse Ramos më goditje me dashje apo jo, këtë e di vetëm ai.
Gardiani gjerman më foli për largimin e tij nga Liverpuli, duke thënë se arsyeja e vetme që e shtyu të largohej ishte mungesa e minutave. “Klop dëshironte që unë të qëndroja. Është e vërtetë që shumë tifozë më ofenduan në rrjete sociale dhe klubi u detyrua të reagonte, por këto nuk më shqetësuan në asnjë moment. Jam ende i ri dhe kërkova që të luaj sa më shumë në një ekip tjetër”, përfundoi Karius.