Ronaldo nis të “bluajë” rekorde edhe te Juve, tani kap një legjendë bardhezi

Juve masakron Fiorentinën, atë që nuk kishte humbur ende në fushën e vet këtë sezon, ndërsa Kristiano Ronaldo firmosi rezultatin final 3-0, me një penallti në fundin e ndeshjes.

Nuk është se magjepsi portugezi, por sa herë prekte topin krijonte panik te Fiorentina.

Edhe pa top ylli i Juves ishte vendimtar, si në rastin e golit të Kielinit, ndërsa në minutën e 80-të erdhi zëvendësimi i parë sezonal, fundja edhe Ronaldo është njerëzor.

Fitorja në Firence, përballë një armiku të madh, ka shërbyer edhe për të vendosur emrin e vet në historinë e Juves për Ronaldon, sepse shënoi golin e dhjetë në kampionat.

10 gola në 14 ndeshjet e para të Serisë A, i fundit juventin që e kishte realizuar diçka të tillë në sezonin debutues ishte Xhon Çarls, në sezonin 1957/58.

Nëse te Reali Ronaldo ishte kthyer në sinonim rekordesh deri këtë verë, tashmë rekordet bardhezi po nisin të “gllabërohen” nga legjendari portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *