Kristiano Ronaldo në gjyq për evazion fiskal! Lajmi ka tronditur Spanjën dhe sidomos tifozët e Real Madridit, sepse e ardhmja e portugezit në Madrid tashmë vihet në dyshim të madh.
Kampioni i Europës ka kontratë deri në vitin 2021, por akuzohet për fshehje fitimesh prej 14,7 milionë eurosh.
Kjo ka mërzitur pa masë Ronaldon, i cili tashmë dëshiron të largohet përfundimisht nga Spanja, sipas të përditshmes portugeze A Bola.
I indinjuar pas hapjes së procesit gjyqësor, CR7 ka biseduar me presidentin e Realit Florentino Perez, duke u shprehur se nuk dëshiron të bëhet “viktimë e një persekutimi, palaço e cirkut”.
Pas Kupës së Konfederatave Ronaldo do të largohet me pushime, por ndërkohë gjatë gjithë verës përfaqësuesit e tij do të studiojnë ofertat, që nga Anglia e deri në Kinë.
Presion, apo lajm i vërtetë, do ta shohim…