Luiz Nazario de Lima, i njohur nga të gjithë si Ronaldo, nuk i ndahet dot futbollit. Deri më tani nuk ka tentuar të marrë ndonjë rol si trajner apo drejtor sportiv, por ka në plan të investojë. Sikurse raportohet nga Spanja, konkretisht nga “Cadena Ser”, braziliani kërkon ta bëjë këtë te Vajadolidi.
Ronaldo është gati që të paguajë shumën e 30 milionë eurove dhe do të bëhej aksionari kryesor kryesor i klubit spanjoll: shkurt presidenti. Te Vajadolidi janë të pritur të pranojnë propozimin e ish-sulmuesit.
Palët po diskutojnë dhe marrëveshja është pranë. Aktualisht president i Vajadolidit është Karlos Suares, i cili do të mbetej në krye të klubit deri në momentin që Ronaldo do të ishte i gatshëm totalisht për ta marrë drejtimin e klubit.