Eliminimi i Halep, tashmë në historinë e US Open

Ndodhi për herë të parë! Simona Halep, numri një në botë në tenisin e femrave, u eliminua nga US Open që në raundin e parë. Nuk i kishte ndodhur më parë asnjë tenisteje tjetër që kryesonte renditjen botërore, por tashmë Halep e ka shkruar emrin e saj në histori pas humbjes që pësoi me Kaia Kanepi, e cila pozicionohet e 44-ta në botë.

Estonezja arriti të shfrytëzojë ngadalësinë e Halep dhe të fitonte 6-2, 6-4 me sete. Rumunja në këtë mënyrë e mbylli garimin në US Open.

Nuk ankohet se ishte lodhur, por thekson se nuk kishte bërë lojën e sa më të mirë. Gjithashtu nuk e mohon se ishte e nervozuar: “Po, isha e nervozuar, sepse unë kam lindur kështu, mendoj”. Tashmë 26-vjeçarja duhet të shohë përpara e të ringrihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online