Ronaldo i bën merkaton Juves, ja kush janë dy emrat që CR7 lakmon

Skuadra e Juventusit është përforcuar edhe me tepër në merkaton e janarit, pasi arriti një akord për para-kontratë me Aron Ramsejn. Megjithatë, bardhezinjtë priten të jenë aktivë edhe në merkaton e verës. Sipas mediave italiane, por dhe atyre spanjolle, Kristiano Ronaldo pritet të luajë një rol shumë të madh në merkaton e verës.

Juventusi do të ndërhyjë në merkato për të sjellë në Torino dy “dëshirat” e portugezit. Emri i parë dhe ndoshta më i paarritshmi, është ai i Mohamed Salah. Ylli i Liverpulit është një emër shumë i admiruar nga drejtuesit e “Zonjës”, por të kuqtë anglezë duan më shumë se 150 milionë euro.

Emri i dytë është ai i Hames Rodrigez. Ronaldo dhe ylli kolumbian kanë kaluar vite shumë të mira te Reali i Madridit dhe “CR7” do ta pëlqente një ribashkim me mesfushorin e Bajernit. Juventusi pritet të hidhet në sulm për këmbëmajtin kolumbian, i cili do të forconte edhe më shumë organikën e kampionëve të Italisë.

Ronaldo dhe Hames Rodrigez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *