Romeo Lukakun mund ta shohim shumë shpejt në Seria A. Nuk bëhet fjalë vetëm për një aludim apo për një thashetheme, pasi vetë sulmuesi e ka pranuar se e tundon një aventurë e re në Itali. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport” është pyetur nëse e sheh veten në kampionatin italian, 25-vjeçari është përgjigjur: “Pse jo uroj që të ndodhë”.
Po ashtu sulmuesi duket se e ka seriozisht, pasi dëshiron që në të ardhmen të luajë së bashku me të vëllain, i cili aktualisht luan tek Lacio. Duket se Mançester Junajtid duhet të shqetësohet, pasi kjo deklaratë e sulmuesit mund t’i ngacmojë skuadrat e mëdha të nisin të mendojnë për t’i bërë vend Lukakut, por dhe vëllait të tij.
Lumaku po kalon një moment të mirë, pasi këtë edicion ka shënuar 4 gola me “djajtë e kuq”. Sulmuesi ishte protagonist dhe në ndeshjen e fundit të Belgjikës, duke realizuar dy herë ndaj Zvicrës.