Alesio Romanjoli u rikthye në fushë pas më shumë se një muaji në tribuna për shkak dëmtimi. Kapiteni i Milanit foli për “Sky Sports” pas barazimit 0 – 0 ndaj Bolonjës. Qendërmbrojtësi adresoi problemin e shënimit të golave dhe premtoi kthesë në ndeshjen ndaj e së shtunës ndaj Frozinones.
“Nuk ishte një paraqitje e mirë. Skuadra ishte shumë e ngathët dhe për këtë jemi të gjithë fajtor. Është për të ardhur keq, pasi kërkonim që të luanim mirë, por nuk ia dolëm. Të shtunën do e kompensojmë këtë rezultat”.
“Nuk është faji i sulmuesve nëse ata nuk shënojnë. Është faji i të gjithë ne të tjerëve që nuk u japim atyre shërbimin e duhur. Lëviznim mirë me topin, por sapo u afroheshim portës së tyre ngecnim çdo herë”.
“Tani duhet të japim gjithçka në çdo ndeshje. Kemi vetëm një ndeshje në javë për pjesën e mbetur dhe fokusi ynë është krejtësisht te Serie A”, përfundoi Romanjoli