Romanjoli: Shkojmë për luftë, Juventusi e mori mesazhin… dy vite më parë!

Milani dhe Juventusi do të diskutojnë mes tyre Superkupën e Italisë, pasditen e sotme në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Lidhur me takimin ka folur për mediat kapiteni i kuqezinjve, Alesio Romanjoli, sipas të cilit, ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar, pasi është një ndeshje teke dhe çdo gjë mund të ndodhë.

“Kemi ndjesi pozitive, është një atmosferë fantastike këtu dhe ndihemi mirë për të luajtur për trofeun.  Jemi gati të japim gjithçka për të fituar. Kemi respekt për Juventusin, të cilët janë padyshim më të fortët në Itali, por besojmë në aftëitë tona gjithashtu dhe e dimë se ndodh gjithçka në një ndeshje teke”.

“Të jesh këtu është një test i vërtetë. Ne fituam dy vite më parë në Doha dhe ata janë të paralajmëruar që dhe ne jemi një ekip i fortë dhe do të shkojmë për të luftuar. Mendoj që jemi ekip më i fortë nga çfarë kemi qenë në Doha. Duhet të jemi të përqendruar dhe mos të lëmë asgjë të na rrëshqasë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online