Ekskluzive: Bjellorusët nuk heqin dorë, tani i kërkojnë dy lojtarë Tiranës

Ditën e sotme u bë publik lajmi se Shahtjor Soligorsk hoqi dorë nga blerja e Latif Amadu nga Teuta, operacion që nuk ishte mbyllur zyrtarisht dhe jo më kot klubi i Elis Bakajt nuk kishte publikuar asgjë në kanalet e vet zyrtare. Jashtë ndodh ndryshe nga rutina në Shqipëri, ku klubet i bëjnë zyrtare transferimet dhe pastaj mbeten me gisht në gojë, sepse nuk e dinë si funksionon merkatoja.

Gjithsesi, Shahtjor nuk i ndahet Superiores, sepse duket se në një treg si i yni mund të gjejë lojtarë të lirë e cilësorë.

“SportEkspres.com” mëson se drejtuesit e klubit bjellorus kanë piketuar dy lojtarë tek Tirana.

I pari është mesfushori ganez Uinful Kobina, i cili është vëzhguar me interes të madh dhe është pëlqyer. Titullar në 14 ndeshje kampionati këtë sezon, Kobina është një futbollist me aftësi mjaft të mira teknike dhe një sulmues krahu që do të vlente shumë për nënkampionët e Bjellorusisë.

Bisedimet kanë nisur dhe një menaxher rus është vënë në kontakte me Tiranën, që nuk e lëshon mesfushorin e kombëtares ganeze pa 150.000 dollarë, shifër jo fort e madhe për një klub të pasur si Shahtjor.

Ndërkaq, bjellorusët pëlqejnë edhe Erjon Hoxhallarin, por në këtë rast ka një ngërç, sepse oferta e Shahtjorit nuk e kënaq Tiranën: huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare, duke i lënë edhe një përqindje të kartonit klubit bardheblu, që nga ana e vet kërkon të përfitojë tani dhe të mos qëndrojë pezull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online