Xhastin Klajvert ishte një nga blerjet e Romës në verë. Sulmuesi holandez është aktivizuar deri më tani 17 ndeshje në Serie A dhe ka provuar vetëm një herë shijen e golit. Futbollisti 19-vjeçar vetëm në shtatë takime e ka nisur si titullar. Së fundmi ka folur edhe babai i tij, Patrik Kajvert. Ish-sulmuesi është shprehur e djali i tij ndoshta duhet të kishte qëndruar edhe të paktën një vit në Holandë tek Ajaksi.
“Nuk besoj se Justin bëri mirë që u largua nga Holanda në një moshë aq të vogël. Gjithmonë kam thënë se duhet të qëndronte edhe një ose dy vite te Ajaksi. Por si baba duhet të ndjekësh dhe të respektosh vendimet e fëmijës. Kështu bëra”, shpreh Patrik për “sport360.com”
“Kalimi te Roma? Siç edhe e thashë, largimi nuk ishte vendimi më i mirë që mund të bënte. Megjithatë ishte një zgjedhje e mirë dhe ai ndihet mirë në Romë. Natyrisht dëshiron që të luajë më shumë, por është 19 vjeç dhe nuk mund të pretendojë më shumë. Kur luan ai impenjohet maksimalisht, i pëlqen roli i tij dhe kjo mjafton. Jam kurioz se si do të shkojë sezoni i ardhshëm, nëse ai do të ketë më shumë mundësi për të luajtur si titullar.
FLORENCI – Roma nuk po përjeton një sezon të mirë aktualisht, teksa turpërimi në Kupën e Italisë, ku humbi me Fiorentinën me shifrat 7-1, ka çuar në kolaps total marrëdhënien e lojtarëve me tifozët. Alesandro Florenci, duket se është lojtari më i sulmuar nga ultrasit verdhekuq.
Zëvendëskapiteni, është kontestuar prej kohësh, teksa në verë vendosi të mos rinovonte kontratën e tij. Tashmë, me rezultatet e fundit, marrëdhënia e mbrojtësit me tifozët romanistë, duket se ka prekur fundin dhe kjo u vu re dhe në ndeshjen e fundit ndaj Milanit.
Fundjavën që lamë pas, në sfidën e luajtur në “Olimpico”, emri i Florencit u vërshëllye nga i gjithë sektori i ultrasve të Romës, në momentin që u lexua formacioni nga spikeri i stadiumit. Gjithashtu, në momentin që 27-vjeçari u zëvendësua me El Sharauin, mori vërshëllima të shumta përsëri. Duket se ky mund të jetë sezoni i fundit i tij në kryeqytet.