Roma vendos, ofertë super për trajnerin e surprizave

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klaudio Ranieri do të zhvillojë të dielën kundër Parmës ndeshjen e fundit në drejtimin e Romës. Verdhekuqtë kanë negociuar gjatë kësaj kohe me shumë emra të rëndësishëm, por më në fund e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Xhan Piero Gasperini është dëshira e madhe për stolin. Roma ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të trajnerit të Atalantës: 3 vite kontratë me një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Gasperini tundohet nga ideja për të drejtuar Romën, ndërsa gëzon edhe ana financiare. Atalanta mund të vendosë t’i rrisë rrogën në kontratën që i përfundon në vitin 2021, por 61-vjeçari synon që të transferohet në pjesën verdhekuqe të kryeqytetit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *