Kevin Strotman la verën e kaluar Romën pas pesë vitesh dhe u transferua tek Olimpiku i Marsejës. Holandezi ishte ndër të preferuarit e tifozërisë verdhekuqe dhe këta të fundit nuk i kursyen koret dhe ofendimet për drejtuesit e klubit.
Aventura franceze nuk ka shkuar mbarë për mesfushorin, i cili është në kërkim të një klubi të ri. Paga e lartë prej 4.5 milionë eurosh në sezon nuk përballohet më nga Marseja, që e ka nxjerrë në merkato.
29-vjeçari po synon të rikthehet te Roma. Lojtari tulipan i ka kërkuar agjentit të nisë negociatat me drejtuesit e ish-klubit të tij, ndërkohë që ky lajm ka entuziazmuar tifozët.
Menjëherë është krijuar hashtagu #Strootback, ndryshe na riktheni Strotman. Mbështetësit verdhekuq kanë “pushtuar” rrjetet sociale me këtë shkrim, duke mos e fshehur entuziazmin e këtij rikthimi.