Roma gati për rinovimin e tre lojtarëve, Monçi zbulon dy objektivat kryesore të klubit

Monçi, drejtori sportiv i Romës, ka nisur punën për rinovimin e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. Siç citon “Il Messaggero”, spanjolli ka nisur punën dhe tratativat me lojtarë si: Edin Xheko, Daniele De Rosi dhe Çengiz Under.

Monçi është kritikuar shumë kohët e fundit për shitjen e lojtarëve dhe situata preku kulmin mbas shitjes së Strotman te Marseja. Drejtori sportiv i Romës ka reaguar duke mbrojtur punën e tij dhe zbulon objektivat e klubit.

“Objektivi im më i madh është të ndërtoj një model ekonomik të qëndrueshëm, ndërsa në aspektin sportiv të dërgoj Romën në nivele të larta. Këto janë dy objektivat e punës time. Jemi në rrugë të mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të shesim lojtarë në të ardhmen. Të shesësh nuk është një gjë e keqe.

Reali shiti Kristiano Ronaldon, Barcelona Nejmarin dhe Juventusi Higuain dhe Pogba. Aftësia është të dish të ri investosh paratë e fituara. Malkolm? Nuk mund të bënim më shumë në atë situatë. Kishim organizuar gjithçka, por ai zgjodhi të ndryshonte avion dhe u nis për Spanjë”, përfundon Monçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *