Gabigol: Nuk kam asnjë pendesë, do vijë koha që të vendosim për të ardhmen

Gabriel Barboza po shijon disa momente suksesi, pas dështimeve të njëpasnjëshme te Interi dhe te Benfika një vit më vonë. Sulmuesi brazilian ka rigjetur formën e mëparshme në vendlindje te skuadra ku spikati, Santos.

Në një intervistë për medien braziliane “Tribuna”, 22-vjeçari dha foli për aventurën e tij të trishtë me skuadrën e Interit: “Tek Interi ishte një ambient fantastik. Tifozët më pëlqenin shumë dhe shokët e ekipit më përkrahnin gjithmonë, edhe tani flas shpesh me ata, ndërsa shumë tifozë më shkruajnë që të rikthehem në Itali”.

“E kam të vështirë të them se çfarë nuk funksionoi. Ndoshta skuadra atëherë kishte nevojë për diçka tjetër nga ç’ofroja unë. Luajta shumë pak dhe shënova vetëm një gol. Por, nuk kam asnjë pendesë. Futbolli i pranon këto gjëra, nuk jam as i pari dhe as i fundit që nuk përshtatem mirë. Kam edhe tri vite kontratë me Interin, në fund të sezonit të vendosim për të ardhmen”, tha braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online