Nikolo Zaniolo është pranë largimit nga Roma. Dy janë alternativat për të ardhmen e mesfushorit italian: Totenhemi ose Juventusi. Mauricio Poçetino është dashuruar pas cilësive të 20-vjeçarit të talentuar. Finalistët e Champions Ligës ofrojnë 25 milionë euro dhe kartonin e Tobi Alderueireld.
Mbrojtësi belg kështë i preferuari i trajnerit Fonseka për të zëvendësuar grekun Manolas, i cili u largua drejt Napolit. Franko Baldini do të takohet me homologët e Spurs ditën e hënë për të diskutuar akordin me klubin anglez, që ka gati një ofertë 6-vjeçare dhe një rrogë super për Zaniolon.
Nga ana tjetër është edhe Juventus, dëshira e madhe e lojtarit. Fabio Paratiçi i ka premtuar se do ta transferojë në Torino. Mesfushori nuk dëshiron të nxitohet dhe po pret drejtorin sportiv të “Zonjës”.
Bardhezinjtë kanë gati një ofertë 5-vjeçare për lojtarin dhe po tentojnë që të përfshijnë Gonzalo Higuain në operacion e madh. Vetë Zaniolo dëshiron që të luajë me Kristiano Ronaldon te Juventusi dhe po pret që kampionët e Italisë të arrijnë marrëveshjen me Romën.