Roma akord me agjentin e Piatek? Barcelona nuk i ndahet sërish!

0

Luis Suarez nuk po kalon një formë të mirë te Barcelona dhe nuk ka një zëvendësues klasik, që mund t’i japë mundësi uruguaianit të pushojë. Drejtuesit po mendojnë të zgjidhin këtë problem dhe po kërkojnë për një sulmues.

Dy janë emrat në listë: Kristof Piatek i Xhenoas dhe Pepe i Lilës. 23-vjeçari polak është i preferuari dhe siç citon iberikja “Sport”, Barcelona ka bërë ofertën e saj. Drejtuesit e klubit katalanas kanë ofruar një shumë midis 50-60 milionë eurove për golashënuesin e Serie A.

Për Piatek interesohen shumë klube me Napolin dhe Romën mbi të gjitha. Klubi i De Laurentis ka ofruar 35 milionë euro dhe ka fjalën e presidentit të Xhenoas, ndërsa verdhekuqtë kanë arritur akordin me agjentin e sulmuesit.

Barcelona i ka kaluar të gjithë për momentin, sepse ka bërë ofertën më të lartë. E vështirë për Preciozin të refuzojë shumën e ofruar dhe një ëndërr për polakun të transferohet tek ekipi i Mesit

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.