Rokadë te Kamza, mungesë e rëndësishme ndaj Partizanit

Kamza mori një pikë në shtëpi kundër Tiranës dhe javën e ardhshme e pret një tjetër ndeshje e vështirë, çka e komplikon situatën te skuadra periferike e kryeqytetit. Trajneri Klodian Duro nuk do të ketë të gatshëm një nga titullarët më të rëndësishëm ndaj Partizanit.

Bruno Arrabal, i cili është parë të luajë më së shumti në qendër të mbrojtjes, u ndëshkua me karton të verdhë ndaj bardhebluve dhe për të ishte i katërti. Kështu për ndeshjen me të kuqtë ai është i pezulluar.

Gjithsesi Duro do të ketë të gatshëm mbrojtësin Olsi Teqja, i cili për shkak pezullimi ndeshjen me Tiranën e ndoqi nga tribuna. Sytë janë edhe nga infermieria dhe shpresohet që Argjend Malaj dhe Orjad Beqiri të rikuperohen sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *