Roben në merkato, vjen oferta nga vendlindja

Arjen Roben ka konfirmuar se sezoni aktual do të jetë i fundit në karrierën e tij fantastike me Bajernin e Mynihut, ku luan prej vitit 2009.

Ish-ylli i kombëtares holandeze nuk e ka zbuluar ende destinacionin e tij të ardhshëm, por skuadra e qytetit të lindjes Groningen është e interesuar për të kryer një transferim të bujshëm.

Ndërkaq, trajneri i PSV-së, Mark van Bommel, ka kontaktuar me mesfushorin, për ta kthyer në Eindhoven.

Roben ka luajtur për dy sezone te PSV rreth një dekadë më parë, ndërsa menaxheri i përgjithshëm i klubit holandez, Toon Gerbrands, ka konfirmuar kontaktin: “Po, ka pasur. Mark ka luajtur me Arjenin dhe i ka dërguar një mesazh. Tani është në dorë të Roben, natyrisht”.

Roben e Van Bomel janë miq të vjetër dhe kanë luajtur së bashku te PSV dhe më vonë te Bajerni.

Van Bommel is keen to bring Robben back to PSV. GOAL

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online