Roben: Interi? Ndihem i vlerësuar për interesin e tyre

Arjen Roben është një ndër lojtarët ikonë të Bajernit të Mynihut, me holandezin që në 2019-ën mbush plot 10 vite në Gjermani. Pak kohë më parë, “holandezi fluturues”, njoftoi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Mynih dhe se është në mëdyshje në rast se do ta mbyllë karrierën apo do të vijojë të luajë.

Disa ditë më parë, në mediat italiane bëri bujë lajmi se Inter kërkon të transferojë, pikërisht mesfushorin e Bajernit me parametra zero. Lidhur me këtë lajm, ditën e sotme është pyetur vetë Roben, i cili ka thënë se ndihet i vlerësuar për interesimin e klubit zikaltër.

“Ndihem shumë i vlerësuar dhe i lumtur që kam oferta. Javët e fundit kanë qenë disi të ngarkuara, sidomos për babain tim, i cili është dhe agjenti im, por është mirë të dëgjosh që ka interes për mua. Për mua, e ardhmja është në pikëpyetje, po pres ende. Dua të pres, pasi jam i fokusuar për momentin të vazhdoj të jem në formë. Do të marr një vendim përpara fundit të sezonit, pasi kam familje dhe më duhet ta planifikoj pak përpara se ku do të shkoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online