“Rivalët” e PSG-së ndahen në “paqe”, Lioni dhe Lila spektakël për një pikë

Është mbyllur ndeshja kryesore e javës së 15-të në Ligën e parë franceze. Lila dhe Olimpiku i Lionit janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2, në “betejën” e tyre për vendin e dytë, ku e vetmja që “buzëqesh” është PSG, pasi tashmë parizienët kanë mundësi ta thellojnë akoma më shumë hendekun nga vendi i dytë në të paktën 16 pikë.

Lila e nisi mjaft mirë takimin teksa shënoi dy herë në pjesën e parë, duke dhënë iluzionin e një triumfi të tyre. Loik Remi dhe Nikolas Pepe në minutat 17-të dhe 29-të. Vendasit shkuan në pushim me avantazhin e dyfishtë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes nisi mjaft i vrullshëm për Lionin, teksa kur kishin kaluar vetëm tre minuta, ishte Traore, i cili fitoi një 11-metërsh, të cilin Memfis Depaj e shpërdoroi. Gjithsesi, miqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 63-të shkurtuan diferencën me Bertrand Traore. Vetëm 4 minuta nga fundi, ishte Musa Dembele, i cili baraspeshoi gjithçka, duke mbyllur takimin në shifrat 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *