Legjenda braziliane, Rivaldo, foli për mediat britanike për ish-partnerin e tij në mesfushë, Pep Guardiola, duke thënë se me shumë gjasa, strategu spanjoll do të largohet nga Mançester Siti: “Pep gjithmonë ka dashur të bëhet trajner dhe me ambiciet që ka, e kam ditur se do të jetë i suksesshëm.
Pa pikë dyshimi, ai është trajneri më i mirë në botë. Ai ka një mënyrë speciale për t’u lidhur me lojtarët e tij dhe të gjithë e respektojnë. Normalisht, kur je kampion dhe arrin gjëra të mëdha, shumë skuadra duan të të kenë në krye të pankinës së tyre. Ndoshta këtë verë, Pep do të largohet nga Anglia.
Spanja i intereson shumë, është rritur atje. Në Spanjë ka dhe familjen, nuk është e lehtë të qëndrosh larg” tha Rivaldo. Ndërsa vetë Pep Guardiola, pasi fitoi titullin e dytë radhazi me Mançester Sitin, tha: “Mezi po e pres sezonin e ardhshëm. Skuadra është aty ku duhet dhe kemi krijuar diçka shumë të mirë për të ardhmen. Do të rritemi edhe më shumë”, ishin disa nga fjalët e teknikut spanjoll, çka sugjeron se ai mund të qëndrojë në Angli, pavarësisht fjalëve të Rivaldos.