Një lajm i mirë për Juventusin, sidomos për financat e klubit italian. Bardhezinjtë kanë rinovuar kontratën e tyre me Adidas deri në 30 qershor të vitit 2027. Zgjatja e marrëdhënies me gjigantin sportiv gjerman do të sjellë në arkat e klubit torinez rreth 408 milionë euro.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit në “Twitter”, ndërkohë që në 8 sezonet e ardhshme, Juventusi do të përfitojë nga 51 milionë euro në vit. Akordi i ri parashikon minimalisht 408 milionë euro fitime për Juven.
Brenda 31 dhjetorit të këtij viti, kryesuesit e Serisë A do të marrin 15 milionë euro bonus, që i shtohen kontratës ekzistuese. Gjatë këtij, Adidas do t’i paguajë klubit 42 milionë euro, ndërsa duke filluar nga sezoni i ri Juventus do të përfitojë 51 milionë euro.
.@adidasfootball and Juventus: 2027
?? https://t.co/emyw4wXdIy pic.twitter.com/0atJgxaMDE
— JuventusFC (@juventusfcen) December 21, 2018