VIDEO | Kur një arbitër nuk di ç’bën, kaos në “Selman Stërmasi” për një karton të kuq

0

Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit prodhoi një rast mjaft të çuditshëm që rrallë mund të jetë parë. Gjyqtari kryesor Andi Koçi akordoi një karton të verdhë për Pollozhanin, i cili ishte i dyti për mesfushorin e kuqezinjve. Protesta të shumta të miqve, të cilët betoheshin që nuk pati prekje të topit me dorë.

Vetë Pollozhani këmbënguli që ishte një karton i padrejtë dhe duhej të vijonte lojën, duke marrë jo pak minuta. Sapo lojtari i kuqezinjve po shkonte në dhomat e zhveshjes, kryesori lajmëron arbitrin e katërt që duhet të kthehet në lojë. Ndërkohe situata kishte dalë nga kontrolli.

Disa lojtarë përplaseshin me njëri-tjetrin, ndërsa tifozët e konsideruan të papranueshme këtë veprim. Gjyqtari u nxitua në dhënien e kartonit të verdhë, por më pas u pendua duke u konsultuar me asistentët e tij, aq sa vendosi që të anulonte vendimin që vetë ai e dha. Gabim pas gabimi, një çudi që ndoshta nuk ndodh kudo, ama në Shqipëri: PO!

Shikoni videon dhe gjykoni vetë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.