UEFA me dorë të hekurt, Vardari përjashtohet nga Europa

0

Skuadra e Vardarit në Maqedoni nuk do të ketë mundësi për të luajtur në arenën ndërkombëtar në dy edicionet e ardhshme. Skuadra maqedonase ka shkelur rregullat e “Fair Play”-t financiar dhe në të tilla kushte është marrë masa nga organi më i lartë sportiv për t’i përjashtuar nga arena ndërkombëtare për dy vitet e ardhshme. Po ashtu skuadra e Vardarit do të paguajë edhe një gjobë deri në 100 mijë euro.

Një lajm i mirë për Shkëndijën, e cila nuk ka më rival për pjesëmarrjen në Champions, edhe pse kuqezinjtë janë dominues absolut një Ligën e Maqedonisë dhe me shumë mundësi do të shpallen kampion edhe këtë edicion. Vardari ka qenë rivali kryesor për vendin e parë, por pas kësja goditje vështirë se do të ketë të njëjtat synime.

Të njëjtin dënim ka marrë edhe ekipi bullgar i Levskit. Të dyja skuadrat në fjalë duhet të paraqesin raportet deri ne fundin e shkurtit, për të bindur UEFA-n se kanë vepruar sipas rregullave, ose në këtë kundërtën duhet të vuajnë dënimin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.